Qarrishta, fshati i pagëzuar me emrin “Toka e Besës Shqiptare”

Në momentin e parë që futesh në qytetin e Librazhdit, pamja që të serviret menjëherë është pamja e maleve  të larta, të cilat të ftojnë, t’u bashkohesh, sepse ajo çka ato përmbajnë është më shumë se lartësia në metra.  Bukuria e tyre është e fshehur.

Bëhet fjalë për Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë. Pyjeve të virgjëra plot jetë, në majën më të lartë të Shebenikut u bashkohen edhe liqenet e bukura akullajnore të cilat duken të jenë të tilla edhe në ditët më të nxehta të verës. Shebeniku është streha e disa perlave më të rralla që ndodhen në të gjithë ballkanin. Është kështu streha e Zambakut Shqiptar / Lilium Albanicum një specie endemike në parkun kombëtar Shebenik dhe jo vetëm, Rrëqebulli ndër sepciet më të rralla, gjen strehë në këtë park kombëtar. Parku Kombëtar i Shebenik – Jabllanicës, ofron disa panorama të mrekullueshme pasi kjo zonë ka edhe disa veçori të tjera natyrore që e bëjnë këtë park të veçantë, sofra e Gjergj Kastriotit në Pishkash dhe shkalla e tij në Rrajcë. Fushë Studa dhe Stebleva, por rrëzë maleve, pjesë e këtij parku Kombëtar, është edhe fshati i Qarrishtës, një fshat i cili ka një histori të vjetër.

Një fshat i cili strehohet mes maleve gjigande dhe të gjallë. “Zalli i Qarrishtës dhe ai i Bushtricës me zhurmën përkëdhelëse të ujit të tyre të kristaltë duket sikur flasin nën zë,por  përveç ujit të tyre të kristaltë e të ftohtë që rrallë gjen si këtu ata fshehin vërtet mrekulli natyrore, lugina të thepisura e të bukura, kanione e kthesa nga më të çuditshmet e më mbresëlënëset,  liqene gjigande mes shkëmbinjsh sa të bukura e po aq edhe te mistershme. Brenda pak kilometrave gjen disa breza bimësh, duke filluar nga zona e dushkut, ahut, halorët e duke përfunduar me kullotat malore e deri me borën e përhershme pasi në shpatin verior të Shebenikut dielli nuk arrin të largojë dimrin e acartë. Pothuajse i veçuar nga të gjithë fshatrat e tjerë, (fshati më i afërt gjendet rreth 10 km larg) ruan në brendësi të tij thesare të paimagjinueshme turistike. I vendosur mes maleve dhe pyllit aq sa shumë  kush do të mendonte se ndoshta zoti e fshehu për vete, apo e destinoi vetëm për bukuri dhe kënaqësi. Turizmi është ndoshta pengu i vetëm i këtij fshati dhe i banorëve që kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë. Në pak kilometra bashkohen male gjigandë me pyje të dendur e lumenj.

Shebeniku dhe Jabllanica dy male gjigande të vendosur përballë  njeri-tjetrit bëjnë karshillëk dhe secili prej tyre pretendon se e ka te tijën të bukurën e dheut të shtrirë mes tyre, Qarrishtën.

QARRISHTA TOKA E BESËS SHQIPTARE:

Në ditët më të errëta për Hebrenjtë, ne zemër të Luftës së Dytë Botërore, në Qarrishtë gjetën strehë dhe bukë 26 Hebrenj. Familja Biçaku që i strehoi këto Hebrenj, dëshmoi se në këtë zonë ekziston toleranca fetare dhe nuk ka ndryshime midis njerëzve, pavarësisht besimeve që ata i përkasin. Kështuqë edhe pse 70 vjet nga kalimi i kësaj ngjarjeje, Qarrishta njihet si fshati i besës Shqiptare dhe Izrailitët e kanë pagëzuar vetë me këtë emër. Ambasadorë të ndryshëm Izrailitë e vizitojnë gjithmonë duke vënë në dukje, faktin që Shqiptarët janë të besës!

Për nxjerrjen në pah të vlerave të këtij fshati dhe parkut në tërësi, ka punuar dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Elbasanit, dhe kohët e fundit është formuar grupi me të rinjtë nën emrin “Ambasadorët e Parkut Kombëtar të Shebenik – Jabllanicë”. Turistët në këtë zonë, nuk mungojnë, ata janë të shumtë dhe në këtë sezon vere, shikojmë se një pjesë e madhe preferon turizmin malor dhe ky park është një vend i duhur. Qarrishta gjendet në pjesën verilindore të rrethit të Librazhdit rreth 25 km nga ky qytet.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s