Fushë Studna – Fshati që fsheh përbërësin sekret turistik

Në vazhdën e promovimeve të produkteve bio, të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë, në fshatin Steblevë – Fushë Studën të rrethit të Librazhdit, është mbajtur “Festa e Patates”,ku kjo e fundit njihet në mbarë Shqipërinë për kultivimin e saj në këtë zonë.
Paralelisht me festën u bë i mundur dhe inaugurimi i “Qendrës së Vizitorëve”, që do t’u vijë në ndihmë turistëve, në njohjen e Parkut Kombëtar të Shebenik – Jabllanicë.
Prezentë në këtë event ishin edhe Ministri i Mjedisit z.Lefter Koka, Deputeti i zonës Taulant Balla, Kryebashkiaku Kastriot Gurra si dhe anëtarë të shoqatës Italiane për mbrojtjen e mjedisit, kontribuesë në këtë projekt.
Gjithashtu pjesë e këtij eventi ishin edhe ekspozita me piktura me tematikën “Shebeniku në telajo” si dhe panairi me ushqime, gatime tradicionale.
Sigurisht që fjala kyçe e kësaj dite është patatja. Por, sa iu kushton banorëve kultivimi i saj?
Teksa ecën drejt qendrës së Fushë Studnës, menjëherë gjen banorë të cilët janë duke mbuluar patatet e tyre, në “kavaleta” siç quhen.
“Kultivimi i patates na kushton shumë, kohët e fundit është bërë mjaft e vështirë për shkak se na kushton dyfish. Nuk mundemi, me shpenzimet e naftës, punëtorët…sa për të jetuar janë dhe fitimet që marrim” – shprehet një banore e zonës.
Atraksioni turistik, është ajo që e bën Fushë Studnën që të jetë e vizituar. Peisazhet që ofrohen në katër stinët e vitit, të ftojnë t’i shijosh.
Liqeni i Fushë Studnës, duket të jetë bosh, kjo për shkak të mungesës së reshjeve dhe shfrytëzimi i tepërt i ujit për vaditje.
Ky liqen edhe pse artificial, mbetet një nga më të bukurit në Parkun Kombëtar, Shebenik – Jabllanicë, nga dhjetëra që numërohen, për shkak të pozicionimit të tij.
Në brendësi të Parkut natyra e virgjër të fton t’i bashkohesh, ajri i pastër i fton të gjithë të shkrihen me të në ditë të këndshme pikniku.
“Është një vend i bukur që meriton vëmendje të gjërë” – shprehen vizitorët.
Ndërkohë që për promovimin e vlerave të Parkut, po punojnë edhe të rinj të shkollave përreth.
“Ne po punojmë që të ketë një vëmendje të madhe në drejtim të parkut”- thotë Ambasadorja e Parkut Kombëtar, Romina Shkurti.

Problemi vetëm i Fushë Studnës duket të jetë mungesa e një infrastukture të rregullt, por edhe pse në këtë gjendje, kjo nuk i ndalon turistët që ta vizitojnë dhe të shijojnë bukuritë që ajo të fal.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s