Vetmia që e ndjek pas njeriun e shoqërisë moderne…

in the school

 

Kur mendoj për njeriun e periudhës paramoderne më vjen ndërmend jo një njeri perfekt, por një njeri aktiv, në kërkim të përsosmërisë së tij.

Unë nuk e kam jetuar atë periudhë, ose periudhën para industriale, por si person që adhuron antiken, ndjej nostalgji dhe e hedh veten pas në kohë. Pikërisht në një kohë të vjetër, në një kohë të varfër, por plot dashuri. E dini përse e them këtë? Kam dëgjuar të afërm, gjyshër, të flasin për këtë periudhë dhe në sytë e tyre kam parë dhe imagjinuar gjithçka, në sytë e tyre të rrudhosur kam parë edhe lot gëzimi.
Me shumë nostalgji tregonin për ikona njerëzish, me pasione te ndryshme, dikush adhuronte arkitekturën, dikush merrej me organizimin e grupit të kooperativës me këngë, dikush qëndiste.
Eh, sa bukur duhet të ketë qenë. Çaste lumturie, kur as ti nuk përjashtoheshe, ndjeheshe një me ta. Futeshe në rrethin e gëzimit, ku nuk kishte zemërime, ndjeje lumturinë dhe jo vetminë.
Fill pas kësaj periudhe, njeriu filloi t’i nxirrte “kthetrat”, e kjo pikërisht lidhet me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë. Të kesh një celular inteligjent ditët e sotme do të thotë të jesh i lumtur, kjo është ajo që shumë të rinj mendojnë. Të kesh internetin, do të thotë të zgjidhësh gjithçka.
Duke vëzhguar nga jashtë, numrin e madh të lajmeve që na serviret, përmes televiionit, radiove, revistave dhe gazetave, mendoj se ajo që ne kemi krijuar, është më shumë se një dhomë bisede planetare.
Një ngjarje që ndodh në një vend të largët, zapton jetën tonë të përditshme, na shqetëson thellësisht (të paktën kështu imagjinojmë) duke i hequr vizën modestisë sonë të përditshme.
Nuk jemi të aftë për një vështrim original për të kuptuar se jeta jonë është unike, është një dhuratë dhe ne duhet ta përmirësojmë atë dhe të atyre që janë pranë nesh.
Fatkeqësisht, edhe unë kam rënë pre e këtij zhvillimi teknologjik. Kam humbur kontaktet me miqte, tani gjithçka e zgjedhim online, sadoqë jam përpjekur ta thyej akullin, nga ana tjetër nuk e kam gjetur ngrohtësinë. Më vjen turp të them që në një farë mënyre teknologjia më ka mposhtur edhe mua. Jam habitur kur kam dëgjuar biseda familjare që nuk e dija se ishin bërë objekte diskutimi.
Normal, isha i zënë në botën time, ku sapo dilja nga ajo ndjeja boshllëk, ndjeja boshllëk, në botën ku pikërisht duhej të isha i plotësuar. Vetmia më shoqëron çdo cast, orët e bukura në kërkim të bukurisë së natyrës, janë zëvendësuar me orë të tëra në internet.Përgjegjshmëria e vetme që shohim, është shprehja e gjithçkaje në mënyrë përbuzjeje.
Dhe kur arrijmë në një pikë të caktuar, ne kuptojmë se shoqëria jonë gjendet në një humnerë të pakthyeshme, me breza dembelë, të paaftë dhe krijesa djallëzore. Duke mos përjetuar lumturinë dhe duke dyshuar se ky perceptim mund të vijë prej nesh, shpesh na lihet të nënkuptojmë se vendi ynë është thjesht një koleksion objektesh dhe ne jemi pjesë e saj.
Të jemi të lumtur? Por çfarë është lumturia?
Të ndash gjithçka me këdo dhe të konsumosh gjithçka ke. Por në këtë mënyrë shekulli ku ne jetojmë është shënjuar nga një varfëri e jashtëzakonshmë, nuk është varfëri materiale, por shpirtërore.
Bota po humbet ndjenjën e komunikimit dhe kjo është më e rrezikshme sesa problemet globale.
Poema, piktuara, muzika është zhdukur nga horizonti ynë dhe ne kemi humbur perceptimin për të bukurën. Madje tani, edhe letrat dërgohen me tekste, dhe jo me shkrim. Thua a ndjehen vërtetë ato që shkruhen?
Teknologjia po zëvendëson njeriun dhe ai ndodhet në stolin rezervë, duke parë sesi dita – ditës, janë robotët ata që po zgjidhin ato që një njeri mund të bëjë dhe madje më shumë.
Papunësia, mbajtja e gjithçkaje përbrenda, tregon se njeriu modern ka rënë pre e teknologjisë e cila nuk na çon asgjëkundi.
E ç’mund të them tjetër?
Do doja të kisha jetuar në një epokë, në të cilën, gjërat që prisheshin nuk hidheshin, gjërat që thuheshin ndjeheshin dhe dashuritë nuk njihnin ndarje… do doja të kisha jetuar vërtetë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s