Njihuni me fshatin që shqiptarët nuk ia lanë armikut, aty ku historia flet shqip

Gjithmonë ndodh që kur të kalojmë kufirin nga një vend në një vend tjetër të kemi një ndjesi ndryshe.

Por ndjesi më të bukur sesa kur kalon kufirin për në vendet fqinje nuk ka.  Ajo që do t’ju flasim në këtë reportazh, më shumë sesa do na trishtojë për çështjet politike, do të na gëzojë  për faktin e të pasurit një perlë atje mes trevave tona shqiptare, e pazbuluar dhe  me një bukuri të rrallë.

Menjëherë sapo kalon doganën e Murriqanit në Shkodër, ndeshesh me një pamje tjetër. Pamje plot ngjyra që të japin jetë dhe të ftojnë të shijosh peizazhet plot ngjyrë dhe freski. Bëhet fjalë pikërisht për trevat tona shqiptare në Malin e Zi. Para se të shkosh në qendrën e vjetër antike, në Ulqin, një kthesë  na dërgon drejt një destinacioni rrethuar nga bukuritë e natyrës, pikëmbërritja e së cilit e ka një emër, Besa! Është një fshat i vogël në rrethin e Tivarit, i banuar 100% nga popullsi shqiptare.  Është fshati ku historia flet shqip, ku historia ka lënë gjurmë. Tregues të një rezistence të fortë ndër vite, mbizotërues të luftërave të shumta që u bënë nga armiqtë për ta pushtuar, por nuk ia arritën dot qëllimit. Sepse shqiptarët kanë treguar gjithmonë rezistencë. Kanë treguar që së bashku mund t’ia dalin mbanë, vetëm të bashkuar!

Teksa merr udhëtimin për tek Besa, gjatë  këtij rrugëtimi nuk mund të mos shohësh edhe bukuritë që natyra i ka falur, sigurisht edhe krahinat përreth kanë historinë e tyre, mbartin vlera të rëndësishme, por ajo që Besa ofron nuk është thjesht një peizazh natyror.

E ndodhur atje poshtë, rrëzë Liqenit të Shkodrës, Besa është vendi ku relaksi dhe qetësia kanë ngritur tendën. Vendi ku ajri i pastër këndon rapsodi dhe ku vetë natyra e çiltër e jo narciste të fton në zemër të saj.

Banorët e fshatit janë me të vërtetë mikpritës. Një pjesë e tyre kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, pjesa më e madhe në SHBA, por vendlindjen kurrë nuk e kanë harruar. Ata kthehen gjithmonë për ta vizituar dhe për t’i shtuar edhe më shumë buzëqeshjen. Për banorët e këtij vendi, vendlindja është përkrenarja më e rubintë që kudo shkojnë e mbajnë të kyçur krenarisht në dhomëzat e kujtimeve.

Ajo ç’ka të bën përshtypje në momentin e parë që futesh në këtë fshat është fakti që ti dukesh sikur je  “on the top of the world” dhe teksa dalëngadalë zbret për ta vizituar kupton që je aty ku duhet të jesh. Je në Shqipëri! Sepse çdo shtëpi, çdo ballkon ka simbolet e shqipes. Me krenari bërtasin: “Unë jam shqiptar!”

Duhet vetëm një orë  e gjysmë për të mbërritur në “Besa” nga dogana e Murriqanit.

Besa, si nga ana kulturore, ashtu edhe për nga vlerat e saj natyrore që disponon me anë të monumenteve të shumta që natyra ia ka falur ka çfarë të ofrojë për këdo që e viziton.

Ky është një ndër shkrimet e mia i cili është publikuar gjithashtu edhe në portalet më të ndjekura si:jetaoshqef.al, shqiptari.eu, gazetaexpress.com etj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s